Klopp thuaje publikisht për Xherdan Shaqirin...

Futboll

Klopp thuaje publikisht për Xherdan Shaqirin...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:11
Klopp thuaje publikisht për Xherdan Shaqirin...

Futbollisti Xherdan Shaqiri vazhdon ta nxehë bankën dhe që nga fundi i janarit nuk ka luajtur as titullar, javët e fundit as si zëvendësues! Askush nuk e di se çfarë po ngjan me djaloshin e Kosovës, Xherdan Shaqiri, ndryshe reprezentues i kombëtares së Zvicrës. 
Më mirë se Jurgen Klopp nuk e di askush përse Shaqa po rri në bankë. Klopp, trajner i vyeshëm dhe që me Liverpoolin pretendon titullin e kampionit në Premier League po ashtu edhe Champions Leaguen, ka kohë që Shaqirin e ka lënë në bankë.
Cilat është e vërteta që Shaqiri po rri në bankë? Nuk është në formë apo qëndron në bankë për të ruajtur për ndeshjet vendimtare, apo ka diçka tjetër? Këtë punë më së miri e din Klopp dhe ai është që vendos se kush luan e kush jo! Fundja, edhe tifozët e Liverpoolit kanë shprehur brengën që Shaqa po rri në bankë, një lojtar i dashur për të gjithë. Klopp, do të ishte mirë ta thotë publikisht sepse e lë tash e një në bankë ose ta thotë troç: Po e ruan për ndeshjet vendimtare!  Ai së fundi nuk u paraqit asnjë minutë për Liverpoolin në fitoren me 3:1 në konak të Southamptonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat