Roma shënon fitore me aromë “Champions”

Futboll

Roma shënon fitore me aromë “Champions”

Më: 6 prill 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Roma ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme si mysafire e Sampdorias.

Gjallorosët mposhtën gjenovezët minmalisht, por me tre pikë të mëdha në luftën për Champions.

Daniele De Rossi realizoi në minutën e 75-të.

Me këto tre pikë, skuadra e Ranierit shkon në kuotën e 51 pikëve dhe tani ka vetëm një më pak se Milani, që pozicionohet i katërti.

Sampdoria ndërkaq mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë.

Xhiron e ardhshme, të kaltërit do ta luajnë derbin e qytetit përballë Genoas, kurse romakët në Olimpico e presin Udinesen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat