Vetëm një skuadër në La Liga ka shënuar më shumë sesa dyshja Suarez – Messi

Futboll

Vetëm një skuadër në La Liga ka shënuar më shumë sesa dyshja Suarez – Messi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 00:39
Luis Suarez dhe Lionel Messi

Luis Suarez dhe Lionel Messi janë në rrugë të mirë që t’i sjellin skuadrës së Barcelonës edhe një titull të La Ligas.

Me fitoren që katalanët korrën sonte kundër Atletico Madrid, distanca me vendin e dytë ka shkuar në 11 pikë, pas 31 xhirove.

Në këtë fitore, nga një gol për skuadrën e tyre shënuan dyshja Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Me këto gola, ata tashmë numërojnë plotë 53 gola të realizuara në La Liga, dhe vetëm një skuadër (përveç Barcës) ka shënuar më shumë se dyshja.

Barcelona numëron 81 gola të shënuara, Real Madrid 55, kurse Messi dhe Suarez numërojnë 53.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen e skuadrave që kanë shënuar më së shumti në kampionatin spanjoll, ku në top 3 bëjnë pjesë Suarez&Messi.

81 — Barcelona

55 — Real Madrid

53 — MESSI E SUAREZ

49 — Sevilla

45 — Atletico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat