Merr fund pjesa e parë: Drita e Gjilani nuk dinë të luajnë në “Fadil Vokrri”, dy kartona të kuq

Futboll

Merr fund pjesa e parë: Drita e Gjilani nuk dinë të luajnë në “Fadil Vokrri”, dy kartona të kuq

Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:29
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur pjesa e parë e derbit Gjilani-Drita. Ndeshja që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” në kryeqytet deri tash nuk solli gola, por ka sjellë dy kartonë të kuq.

Te secila skuadër u ndëshkua nga një futbollist. Tifozët kanë ndezur mjete piroteknike, një veprim i dënueshëm rëndë nga UEFA.

Për Dritën u ndëshkua Haxhi Neziraj fare në fund të kësaj pjese, ndërsa për Gjilanin Ansi Nika në minutën e 16, pas një goditjeje ndaj Liridon Lecit.

Një ndeshje më e baraspeshuar pritet në pjesën e dytë.

Numri i tifozëve, shkruan media, është deridikund i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat