Derbi me dy kartona të kuq dhe pa gola

Futboll

Derbi me dy kartona të kuq dhe pa gola

Më: 7 prill 2019 Në ora: 22:11
Gjilani-Drita

Kryendeshja e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar për tifozët.

Ndeshja derbi ndërmjet Gjilanit e Dritës përfundoi baras pa gola, në praninë e rreth 8 mijë tifozëve.

Takimi i zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me dy kartonë të kuq, por pa asnjë gol të shënuar, dhe me lojë të dobët nga të dyja skuadrat pa shumë mundësi shënimi.

Skuadra e Gjilanit, që ishte nikoqire e këtij takimi mbeti me 10 futbollistë në fushë pas vetëm një çerek ore lojë.

Në minutën e 16-të të takimit, mesfushori i Gjilanti Ansi Nika u ndëshkua me karton direkt të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka.

Nika ndërhyri në qendërmbrojtësin e Dritës, Liridon Lecin.

Kurse, i njëjti fat e përcolli edhe Dritën, që mbeti me 10 futbollistë në fund të pjesës së parë.

Kartoni i kuq i Dritës:

Në fund të pjesës së parë gjyqtari kryesor Çaka me të kuq e ndëshkoi edhe Haxhi Nezirajn e Dritës.

Mundësitë më të mira në ndeshje i pati Drita, edhe pse nuk ishin raste shumë të mira për shënim, me anë të Xhevdet Shabanit, Betim Haxhimusës dhe krejt në fund Kyrian Nwabuezes.

Por, në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Drita pas këtij barazimi me 45 pikë mbetet në vendin e katërt në tabelë, pas 26 xhirove të zhvilluara.

Kurse, skuadra e Gjilanit me 35 pikë të grumbulluara mbetet në pozitën e 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat