Barcelona ofron një lojtar dhe para për Dybalan

Futboll

Barcelona ofron një lojtar dhe para për Dybalan

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:22
Paulo Dybala

Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet nga Juventus me të përfunduar ky sezon.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me largim nga ‘Zonja e Vjetër’, gjersa Barcelona ka shfaqur interesim për të, përcjell Don Balon.

Leo Messi ka kërkuar nga skuadra katalonase që të ta transferojë bashkëkombësin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Juventus ka bërë me dije se janë të gatshëm ta shesin Dybalan, gjersa kërkojnë 130 milionë euro nga shitja e tij.

Barcelona do të tentojë ta ofrojë Ivan Rakiticn dhe një shumë të parave për ta transferuar argjentinasin në ‘Camp Nou’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat