Klopp, Beckenbauerit: S’kam përfunduar punë në Liverpool

Futboll

Klopp, Beckenbauerit: S’kam përfunduar punë në Liverpool

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:06
Jurgen Klopp

Trajneri i “Redsave” i është përgjigjur komenteve të Franz Beckenbauer, ai thotë se do të qëndrojë në “AAnfield” për një kohë të gjatë.

Jurgen Klopp insiston se është i përkushtuar te Liverpooli, duke hedhur poshtë aludimet e për një kalim të mundshëm te Bayern Munich.

Ish presidenti i Bayernit, Franz Beckenbauer, tha se ideja është që një ditë, Klopp të marrë drejtimin e gjigantit të Gjermanisë.

Por, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, ia ka bërë me dije atij se për të ndodhë kjo, duhet të presin edhe disa vite- sepse nuk e ka ndërmend të largohet nga “Anfield”.

“Kam kontratë me Liverpoolin deri më 2022. Askush këtu nuk e ka atë ndjenjën për ta shkëputur atë”, u përgjigj Klopp.

“As nga pronarët, e sa nga ana ime nuk ka pasur madje as edhe ndonjë qëllim në këtë drejtim”.

“Franz thjesht thotë një fjali të tillë dhe, sigurisht, ai shkakton shumë gjëra me atë. Kurrë nuk i intereson çfarë tha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat