Higuain thotë se dëshiron të qëndrojë në Londër dhe ta veshë fanellën e Chelsea edhe për disa vite.
Gonzalo Higuain dëshiron të vazhdojë në Londër, te Chelsea. Një rikthim te Juventusi dhe, më pas, rishitje diku tjetër, do të ishte për të ndoshta fundi.
Argjentinasi është i huazuar nga “Zonja e Vjetër”, por shpreson që “Blutë e Londrës” do ta blejnë në fund të këtij sezoni.
“Nuk e di të ardhmen, e vendos klubi im. Unë erdha këtu me idenë për të qëndruar, Chelsea është klub i madh, Londra qytet i bukur, jetohet mirë. Vullneti është të qëndroj”, tha Higuain.
Por, për të ndodhur diçka e tillë, Higuain duhet t’i bindë drejtuesit e klubit anglez sepse deri tani, ka shënuar vetëm 3 gola, teksa Oliver Giroud i ka marrë skenën.