Guardiola josh Matan: Është një mesfushor i jashtëzakonshëm

Futboll

Guardiola josh Matan: Është një mesfushor i jashtëzakonshëm

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:06
Mata dhe Guardiola

Guardiola e ka pranuar haptazi se e pëlqen shumë Matan, dhe nuk përjashtohet mundësia që spanjolli, të cilit i skadon kontrata këtë verë me “Djajtë e Kuq”, të ndërrojë klub, por jo edhe qytet e Ligë.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mund të rrëmbejë mesfushorin spanjoll të Manchester United, Juan Mata, me parametra zero në fund të këtij sezoni, raporton Gazeta Express.

Përgjatë një interviste, trajneri spanjoll i ka “shkelur syrin” 30-vjeçarit, duke e lavdëruar atë.

“Kam dashur ta sjell te Barcelona vite më parë, por ai shkoi te Chelsea. E dini arsyen përse nuk erdhi? Pasi kisha shumë lojtarë në mesfushë në atë periudhë dhe s’kishte hapësira”, tha Guardiola.

“Kisha kohë që e vëzhgoja Mata, është një mesfushor i jashtëzakonshëm dhe i talentuar. E njoh mirë dhe është një nga lojtarët që pëlqej më shumë. Edhe në Premier League ka treguar se është një lojtar i madh”, shtoi ai, që duket se synon të sjellë te Manchester City mesfushorin spanjoll.

Kontrata e Mata skadon më 30 qershor dhe ai ende nuk ka rinovuar me Manchester United, ndërkohë që ka mjaft kërkesa në Spanjë dhe Premierligë.

30-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2013.

Ai ka bërë deri më tani 215 paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 44 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat