Pochettino: Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time, mund ta mposhtim Cityn!

Futboll

Pochettino: Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time, mund ta mposhtim Cityn!

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:26
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka pranuar se ndeshja kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve është më e rëndësishmja në karrierën e tij.

Spurs ishin thjesht madhështor në raundin e fundit të garës, pasi ata mposhtën gjigandët gjermanë Borussia Dortmund 3-0 në shtëpi.

Tottenhami tani do të luajë ndaj Manchester City, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nesër me fillim nga ora 21:00.

Pochettino është i vetëdijshëm që kjo është një mundësi shumë e madhe për ekipin që të bëjë më shumë histori.

I pyetur nëse ndeshja e së martës do të ishte më e rëndësishme në jetën e tij, Pochettino i tha Sky Sports:

“Po. Kjo do të jetë një nga lojërat më të rëndësishme. Për ne, është një bonus për të luajtur në çerekfinale. Ne do të përpiqemi t’i mposhtim ata. Objektivi është që të luajmë në gjysmëfinale por do të jetë e vështirë, sepse Manchester City është një ekip shumë i mirë dhe ne i respektojmë ata”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat