Sokoli: Kjo është arsyeja pse derbi i Gjilanit u luajt në Prishtinë

Futboll

Sokoli: Kjo është arsyeja pse derbi i Gjilanit u luajt në Prishtinë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 00:07
Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli ka vlerësuar lart organizimin e ndeshjes derbi mes Gjilanit dhe Dritës.

Derbi i Anamoravës përfundoi baras pa gola në “Fadil Vokrri”, ndërsa Sokoli thotë se të dyja skuadrat kishin rastet e tyre të shënimit.

“Derbi i Gjilanit u vendos në qytetin e Prishtinës për shkak të promovimit të futbollit, gjëra që ndodhin kudo në botë”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Ky derbi ishte një përvojë e re dhe ka kaluar shumë mirë në aspektin e organizimit”, shtoi Sokoli.

“Gjilani erdhi në lojë që ta dënojë kundërshtarin me kundërsulme dhe rrjedhën e takimit e ngarkoi kartoni i kuq dhe tendenca kryesore ishte zhvillimi i lojës së kundërshtarit. Të dyja skuadrat kanë pasur raste shënimi, por derbi ka kaluar më së miri”, shtoi Sokoli.

“Gjyqtarët kanë nevojë për këshilltarë para ndeshjes”, tha Sokoli në mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat