Mbrojtësi i Kosovës: Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca

Futboll

Mbrojtësi i Kosovës: Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca

Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:52
Mbrojtësi i Kosovës: Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda po kalon një moment mjaft të mirë, teksa është duke synuar një transferim në ligat më të forta Europiane. 24-vjeçari aktivizohet te skuadra belge e Muskron që nga viti 2016, por me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Vojvoda është aktivizuar 29 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dhe një gol. Mbrojtësi është titullar edhe te përfaqësuesja e Kosovës, teksa kjo ka bërë që shumë klube të shfaqin interes për shërbimet e tij.

Në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline”, Vojvoda shprehet: “Ka interesim nga disa skuadra Europiane. Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca. Nuk e kam marrë ende vendimin, të shohim çka do të ndodh, por ka mundësi që në merkaton e verës të largohem nga Belgjika”. Kujtojmë që Vojvoda para se të bashkohej me Kosovën ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat