Liverpooli-Porto, ku është Shaqiri?

Futboll

Liverpooli-Porto, ku është Shaqiri?

Më: 9 prill 2019 Në ora: 12:48
Liverpooli-Porti, ku është Shaqiri?

Liverpooli do të presë sot në "Anfield Road" portugezët e Portos.

Kur u hodh shorti të gjithë skuadrat dëshironin të përballeshin më Porton, por nuk duhet harruar që "Dragonjtë" eleminuan Romën me përmbysje dhe sot mund ti prishin punë dhe vendasve.

Megjithatë skuadra favorite mbetet Liverpooli qe e ka detyrim fitoren sidomos që luan dhe në shtëpi ndeshjen e parë.

Ndërkohë Xherdan Shaqiri pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Shqiptari këtë fazë të dytë ka përfudnuar në stol duke mos qënë më i preferuari i Jurgen Kloppit.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Allison; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Porto (4-3-3): Casillas; Maxi, Felipe, Militao, Alex Telles; Danilo, Otavio, Corona; Brahimi, Marega, Soares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat