Rekord i ri në Premier League

Futboll

Rekord i ri në Premier League

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:38
Timoti Fosu-Mensah

Timoti Fosu-Mensah, mesfushori 21-vjeçar holandez në pronësi të Mançester Junajtid i huazuar te Fulhami, është lojtari më i shpejtë në Premier Ligë: me një shpejtësi maksimale të regjistruar prej 33,8 km/h.

Në këtë klasifikim special që i përket vetëm kampionatit anglez, pas Fosu-Mensah (që mund të luajë edhe si mbrojtës krahu) renditet Ruben Vinagre (Uolverhempton), Leroi Sane (Mançester Siti), Deandre Jedlin (Njukasëll), Felipe Anderson (Uest Hem) e Divok Origi (Liverpul). Prej 2017-ës është pjesë e kombëtares së Holandës së stërvitur nga Ronald Kuman, ndërsa këtë sezon me Fulhamin ka zhvilluar 11 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat