Formacioni i muajit mars në Francë: Zeneli, Mbappe, Di Maria…

Futboll

Formacioni i muajit mars në Francë: Zeneli, Mbappe, Di Maria…

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:52
Zeneli, Mbappe

Paraqitjet e mira, asistimet dhe golat i kanë siguruar Arbër Zenelit një vend në formacionin më të mirë të muajit mars.

Faqja e specializuar për statistika dhe analiza të futbollit “Who Scored” ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të muajit mars në elitën e Francës.

Një vend në formacionin 4-4-2 i është siguruar edhe Arbër Zenelit.

24 vjeçari, luan në mesfushë në krahun e majtë, dhe para tij janë Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria të PSG-së.

Përfshirja në formacionin e muajit mars dëshmon se Zeneli është përshtatur shumë mirë në futbollin francez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat