Milot Rashica votohet më shumë se Lewandowski, fiton këtë çmim

Futboll

Milot Rashica votohet më shumë se Lewandowski, fiton këtë çmim

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:31
Milot Rashica

Reprezentuesi, Milot Rashica, është në formën më të mirë të karrierës së tij me skuadrën gjermane, Werder Bremen.

Rashica tashmë është bërë i padiskutueshëm në formacionin startues të skuadrës gjermane, me paraqitjet e tij briliante dhe golat vendimtar.

23 vjeçari është zgjedhur lojtari më i mirë i çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.

Vushtrriasi shkëlqeu në ndeshje me Schalken, ku realizoi gol spektakolar në fitoren 2:0, për ta dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale të DFB Pokal.

Për këtë, anësori kosovar i fitoi 55,2 për qind nga 16 mijë votat për çmimin “Mr. DFB Pokal”, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut me (35,86 për qind).

I treti ishte sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (5,97), kurse futbollisti i Augsburgut, Marco Richter ishte i treti (2,97 Prozent).

Rashica ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje për Werderin. Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat