Po i nisin garat veteranët e futbollit të Kosovës

Futboll

Po i nisin garat veteranët e futbollit të Kosovës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:12
Agim Ademi

Po i nisin garat veteranët e futbollit të Kosovës. Pa dyshim kjo është një ditë e veçantë për komunitetin e futbollit në përgjithësi, e për gjeneratën e sakrificës në veçanti. Javë më parë  u hodh ideja për krijimin e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, nismë të cilën si president i FFK-së, por edhe organet e tjera të FFK-së, e mbështetëm fuqishëm, pasi kjo ide erdhi pikërisht nga gjenerata e sakrificës, që dha aq shumë djersë e mund, që futbolli në Kosovë të mbijetojë edhe në vitet më të vështira të kombit tonë.

Me këtë rast, uroj të gjithë futbollistët e gjeneratës së viteve të 90-ta, donatorët të cilën nuk kursyen asgjë për të financuar futbollin në atë kohë, kryesinë e parë të FFK-së në krye me Agim Bytyçin si dhe të gjithë ata që ishin protagonistë dhe bashkëkohanikët e asaj gjenerate shumë të vlefshme, që me përkushtimin, vullnetin, vendosmërinë dhe sakrificën e tyre bën që futbolli në Kosovë të zhvillohej edhe në rrethana të jashtëzakonshme, nën okupimin e egër serb. Liga e Veteranëve pa dyshim do të jetë atraktive, ngase në të janë përfshirë shumë emra që lanë gjurmë të pashlyeshme në klubet tona ndërvite. Fillimisht garat e veteranëve do të zhvillohen në kuadër të Kupës së Kosovës, derisa nga muaji shtator do të nisë edhe kampionati i Ligës së Veteranëve, i cili do të zhvillohet nën ombrellën e FFK-së.
Uroj që këto gara të shërbejnë për atraktivitet, argëtim dhe shoqërim, ngase gjenerata e sakrificës e meriton një gjë të tillë. Urime dhe suksese! Ju priftë e mbara në gara!, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat