Agim Maliqi: Gjeneratë e sakrificës dhe që përjetuam gjithçka 

Futboll

Agim Maliqi: Gjeneratë e sakrificës dhe që përjetuam gjithçka 

Nga: K. G. Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:21
Agim Maliqi dhe Ismet Munishi

Ish futbollisti i Kosovës së Prishtinës, Agim Maliqi, i cili me shokë sakrifikoi shumë në kohën e okupimit (në vitet e 90-ta), duke i bërë rezistencë të fuqishme okupatorit serb. 
Ai tha se sot është një ditë e veçantë. “Sot është një ditë e madhe për një gjeneratë të sakrificës, një gjeneratë e cila në kushte të vështira, gjatë okupimit mbajti gjallë futbollin kosovar, sot kjo gjeneratë po fillon një cikël të ri, po kthehemi prapë në fushat e gjelbërta, por jo si dikur sot kthehemi si gjenerata e sakrificës, gjeneratë që përjetuam gjithçka, sot jemi te lumtur se fal kësaj gjenerate futbolli është aty ku e ka vendin. 
Faleminderit të gjithëve futbollistë, donatorë të kohëve të vështira që mbajtët gjallë futbollin sot dhe jemi të lumtur pamasë, ju dëshirojmë të gjithëve më të mirat në jetë, faleminderit FFK për mbështetje”, shkruan Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat