E konfirmon Allegri: Cristiano Ronaldo titullar ndaj Ajaxit

Futboll

E konfirmon Allegri: Cristiano Ronaldo titullar ndaj Ajaxit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 22:03
Cristiano Ronaldo

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Daniele Rugani do të jenë titullarë për Juventusin kundër Ajaxit neser në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë çerekfinale mes Ajaxit dhe Juventusit do të zhvillohet nesër në Amsterdam në orën 21:00.

“Nesër duhet patjetër duhet të luajmë futboll më sulmues dhe lojë më të guximshme se me Atletico Madridin, sepse nuk guxojmë të mendojmë të largohemi pa gol nga këtu. Një rikthim si kundër Atleticos nuk mund ta shohim shpesh”, tha Allegri.

Bardhezinjtë e humbën 2:0 ndeshjen e parë në udhëtim në 1/8 finales, por e fituan 3:0 ndeshjen e kthimit në Torino falë het-trikut të Cristiano Ronaldos.

Ronaldo i ka munguar Juves që prej se e pësoi një lëndim me Portugalinë muajin e kaluar, por tani është gati të luajë.

Juves, megjithatë, i mungon Giorgio Chiellini dhe Emre Can.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat