United-Barcelona, Valverde ka një dyshim dhe një makth

Futboll

United-Barcelona, Valverde ka një dyshim dhe një makth

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:22
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde, ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e çerekfinaleve të Champions League kundër Manchester United. 

"Është një ndeshje që vlen shumë dhe ne jemi në formë. Duam të  japim maksimumin në këtë përballje të dyfishtë. Manchester United është i fortë në goditjet standarde dhe jo vetëm, vjen nga një përmbysje e madhe kundër PSG-së dhe është i motivuar. Do të duhet të bëjmë kujdes".

Per Demebele: "Të shohim si do të jetë në stërvitje dhe më pas do të vendosim. Nuk do të rrezikoj, kjo është vetëm ndeshja e parë". 

Më mirë të shënosh apo të mos pësosh: "Nëse do t'i kombinonim të dyja, do të ishte ideale. Nuk mund të mendosh vetëm për të shënuar, ashtu si nuk mund të mendosh vetëm për t'u mbrojtur". 

Përmbysja e United me PSG-në: "Kishin shumë mungesa në Paris, por kanë arritur të fitojnë 3-1. Entuziazmi të jep një shtysë më shum ë dhe United mbetet një ekip i madh". 

Për shortin: "Nuk ka qenë i favorshëm, por duam të fitojmë. Eliminimi me Roma-n duhet të jetë një stimul". 

Për Messi-n: "Presim shumë nga ai, Messi e tregon gjithmonë sa vlen". 

Për ndeshjen e kthimit në "Camp Nou": "Është e vështirë që një ndeshje e tillë të vendoset në takimin e parë. Duhet të shmangim një situatë si ajo në Romë. Kemi besim të madh". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat