Sulmuesi refuzon rikthimin tek United, pret rinovimin me “provincialët”

Futboll

Sulmuesi refuzon rikthimin tek United, pret rinovimin me “provincialët”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:48
Solskjaer

Sulmuesi Wilfried Zaha ka hedhur poshtë zërat se do të rikthehet te skuadra e Manchester United, me të cilën ka luajtur vetëm dy ndeshje disa vite më parë. Lojtari nga Bregu i Fildishtë aktualisht luan me skuadrën e Crystal Palace, por kohët e fundit është përfolur për një rikthim në “Old Trafford”.

26-vjeçari, tha: “Jam te Palace dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Luaj futbollin tim dhe për merkaton do të pres të ardhmen. Madje nuk mendoj për një rikthim tek United, por për një rinovim me ekipin ku jam aktualisht”, u shpreh Zaha.

Lojtari u largua në vitin 2015 nga Manchester United te Crystal Palace, ku sezonet e fundit ka bërë një paraqitje të mirë. Solskjaer ka shprehur dëshirën ta rikthejë lojtarin te skuadra e United. Zaha, këtë sezon ka realizuar 8 gola dhe 5 asist në 26 ndeshje me Palace në Premier League, duke qenë një nga lojtarët më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat