Skuadra e tij me një këmbë në gjysmëfinale, kështu e komenton Klopp

Futboll

Skuadra e tij me një këmbë në gjysmëfinale, kështu e komenton Klopp

Më: 10 prill 2019 Në ora: 08:14
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0.

Ai u nda i kënaqur me skuadrën e tij, duke thënë se e ka kontrolluar ndeshjen.

“Jemi shumë të lumtur, është ndeshja e parë, do ta kemi një ndeshje të dytë intensive. Shënuam dy gola dhe e kontrolluam lojën në të shumtën e kohës”.

“Ua dhamë disa momente atyre. Janë momentet që Porto di të shënojë nga to. I kemi parë edhe një apo dy kundërsulme, por mendoj që luajtëm mirë”.

“E humbëm pak drejtimin në pjesën e dytë, por nuk ka vend për kritika, 2-0 është një rezultat shumë, shumë i mirë”.

“E dimë që duhet ta luajmë edhe ndeshjen e dytë pasi nuk e mbyllëm sonte, pra duhet të shkojmë atje dhe të luftojmë”, ka thënë Klopp.

Liverpooli fitoi me dy gola në pjesën e parë, të shënuar nga Naby Keita e Roberto Firmino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat