Liverpooli edhe në Ligën e Kampionëve favorizohet nga “VAR-i” e gjyqtari

Futboll

Liverpooli edhe në Ligën e Kampionëve favorizohet nga “VAR-i” e gjyqtari

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:19
Pamje nga ndeshja

Naby Keita arriti që të shënoi golin e parë për Liverpoolin vetëm pas pesë minutave lojë.

Pas 26′ minutash erdhe edhe goli i dytë me një pasim perfekt nga Arnold, ku bukur e konkretizoi në gol, Roberto Firmino.

Ndërkaq pavarësisht fitores mbrëmë ndaj Portos, Klopp e ka të qartë se në ndeshjen e kthimit duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Ndërsa e veçanta në këtë ndeshje ishte rasti ndërmjet Mos Salah dhe mbrojtësit të Portos njëkohësisht kapitenit të skuadrës portugeze, Danilos, ku egjiptiani në tentim për të marr topin e goditi fuqishëm në këmbë futbollistin.

As sistemi “VAR” por as gjyqtari nuk e kryen punën e tyre që ta ndëshkojnë ‘majtakun’ e Liverpoolit, sëpaku me karton të verdh edhe përse ndërhyrja duket se ishte për përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat