Kjo nuk pritej: Sanchez, zëvendësues i Hazard te Chelsea

Futboll

Kjo nuk pritej: Sanchez, zëvendësues i Hazard te Chelsea

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:45
Sanchez, Hazard

Tashmë është bërë e ditur se Eden Hazard do të largohet nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.

Chelsea nuk mund ta mbajë në skuadër Eden Hazardin, pasi dëshira e këtij të fundit është që të luajë për Real Madridin nga sezoni i ri.

Skuadra londineze ka filluar qysh nga tani ta kërkojë një zëvendësues për belgun, e që nuk do të shkojë më larg se te Manchester United, transmeton lajmi.net nga Don Balon.

Alexis Sanchez shihet se zëvendësues i Eden Hazard te Chelsea.

Kiliani nuk ka arritur ta tregojë formën e mirë që e kishte te Arsenal edhe te Manchester United, andaj do të largohet në afatin kalimtar veror.

Chelsea do të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Sanchez, gjersa paga e tij do të jetë 350 mijë funte në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat