Montella rikthehet në Itali

Futboll

Montella rikthehet në Itali

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:03
Vincenzo Montella

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është vendosur që Vincenzo Montella do të ulet në stolin e Fiorentinës.

Pas dorëheqjes së Stefano Piolit, drejtuesit e klubit vjollcë kanë arritur akordin me ish trajnerin e Milanit dhe Sevillas, i cili pritet që ditën e sotme të drejtojë stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Tekniku 45-vjeçar rikthehet kështu te Fiorentina, pasi e ka drejtuar skuadrën vjollcë për 3 vite, gjatë periudhës 2012-2015.

Mësohet se Montella ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm, pra deri në qershor të 2020-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat