Panucci merr drejtimin e Romës

Futboll

Panucci merr drejtimin e Romës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:53
Christian Panucci

Christian Panucci shumë shpejt do të rikthehet në stol.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i cili u përfol si pasuesi i Eusebio Di Francescos në stolin e Romës do të jetë pjesë e klubit verdhekuq sezonin e ardhshëm, por jo për të drejtuar skuadrën e parë por atë U-23.

Roma i ka besuar Panuccit një projekt shumë të rëndësishëm pasi sezonin e ardhshëm Roma do të ketë edhe skuadrën U-23 e cila do të regjistrohet në Serie C ashtu siç bëri Juventusi në këtë sezon dhe Panucci është i përzedhuri për të drejtuar skuadrën B të Romës në këtë rrugëtim dhe për të furnizuar ekipin e parë me sa më shumë talente.

Duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat italiane, ashtu si edhe te Shqipëria edhe në këtë eksperiencë të re ndihmësi i Panuccit do të jetë Marco Casetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat