Nis java ndërkombëtare e hendbollit, U21 synon ta shkruajë historinë

Futboll

Nis java ndërkombëtare e hendbollit, U21 synon ta shkruajë historinë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:01
Nis java ndërkombëtare e hendbollit, U21 synon ta shkruajë historinë

Prej sot hendbolli në Kosovë do të jetë arenë e shumë garave ndërkombëtare, që do të zhvillohen në Prishtinë. Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë dy gara ndërkombëtare për U19 dhe U21, derisa  Kombëtarja A nis fazën e dytë të kualifikimeve për EURO 2020.
Kombëtarja A takohet me Izraelin, në ndeshjen që luhet sot në Pallatain e Rinisë dhe Sportit, duke filluar prej orës 19:15.
Të njëjtën ditë (sot) nis edhe gara e rëndësishme, IHF Trophy Intercontinental, fituesi i së cilës garë do të kualifikohet në kampionatin botëror të juniorëve. Kjo garë zhvillohet për grupmoshën U-21 dhe U-19, derisa marrin pjesë kombëtare të ndryshme të botës. Kosova U21, ka mundësi të artë të bëhet pjesë e historisë, duke prerë biletën e fundit për botërorin, që zhvillohet në verë në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat