Sot Man Utd-Barcelona, për skuadrën katalonase kjo datë është e zezë!

Futboll

Sot Man Utd-Barcelona, për skuadrën katalonase kjo datë është e zezë!

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Manchester United e Barcelona do të përballen sot në çerkefinalen e zjarrtë të Champions League. Kjo ndeshje konsiderohet si më e forta e kësaj faze në garën më të fuqishme evropiane.

Por, data 10 prill për Barcelonën sjell kujtime të errëta. Pikërisht sot 1 vit më parë, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pas turpërimit që iu bë nga Roma.

Skuadra romake arriti që humbjen 4-1 në “Camp Nou” të rikthejë me “Remontada” duke fituar 3-0 në “Olimpiko”.

Kjo llogaritet si një nga humbjet dhe eliminimet më turpëruese në histori të Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat