Vdes legjenda dhe gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova!

Futboll

Vdes legjenda dhe gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:20
Përparim Hasani majtas dhe Shinasi berisha djathtas

Sporti i Kosovës në pikëllim!  Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare ish gjyqtari ndërkombëtar Shinasi Berisha! Berisha ka qenë gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova dhe në anën tjetër, kontribuues i madh në pavarësimin e sportit përkatësisht futbollit të Kosovës. Ai në vitet e 90-ta ka qenë drejtor i klubit më të suksesshëm në Kosovë, KF Prishtina.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e legjendës së referimit Shinasi Berisha, ndaj në emrin tim dhe gjyqtarëve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Shime për shumë vite u dallua si punëtor i madh dhe si gjyqtar dhe analist i referimit.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë familjes së Shinasisë, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur të tyre”, shkruan Përparim Hasani, kryetar i komisionit të gjyqtarëve të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat