Rabiot gjithmonë e më pranë Juventusit

Futboll

Rabiot gjithmonë e më pranë Juventusit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:28
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot nuk dëshiron të rinovojë me PSG-në dhe për këtë arsye ai ka vendosur të largohet nga Franca në fund të këtij sezoni.

Mediat franceze zbulojnë se mesfushori ka nënshkruar tashmë me Barcelonën, por nga Spanja nuk janë të sigurtë.

Favoriti kryesor për të nënshkruar me Rabiot mbetet Juventusi.

Kontaktet ndërmjet agjentit të nënës franceze dhe drejtorit sportiv të Juventusit Fabio Paratici po shkojnë shumë mirë, teksa Juventusi mund ta marrë falas lojtarin duke parë që atij i skadon kontrata në qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat