Legjenda e Barcelonës Xavi: Ja kush mund ta ‘tremb’ Manchester Unitedin

Futboll

Legjenda e Barcelonës Xavi: Ja kush mund ta ‘tremb’ Manchester Unitedin

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:44
Xavi dhe Messi

Lionel Messi dhe skuadra e tij do të përballen me Manchester United në “Old Trafford” këtë mbrëmje në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona shkon në këtë ndeshje si skuadra që nuk ka humbur shumë ndeshje, duke u mposhtur vetëm dy herë që nga fundi i vitit.

Kështu, Messi ka qenë në qendër të garës së pabesueshme të Barcelonës, duke shënuar 43 gola në 40 paraqitje këtë sezon.

31-vjeçari nuk ka treguar shenja të ngadalësimit dhe ka qenë më mirë se kurrë në udhëtimin e fundit të Barcelonës ndaj titullit të La Ligas.

Ndërkaq ish-bashkëlojtari i tij, Xavi është habitur nga paraqitja e jashtëtokësorit kohëve të fundit dhe beson se United ka një detyrë të vështirë që sot në mbrëmje ta ndal Messin.

“Messi vazhdon të bëhet më mirë dhe më mirë ai është më i miri futbollist që unë e kam parë ndonjëherë dhe këtë sezon po duket sa më i rrezikshëm se kurrë”, tha Xavi për Daily Mirror.

“Kur ai është i tillë, ai është i pamundur të qëndrojë i qetë”, përfundoi mesfushori fantastik.

Ndërsa Udhëtimi i Barcelonës në “Old Trafford” do të jetë i pari për Luis Suarezin që kur ai u largua nga rivalët e hidhur të Unitedit në korrik të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat