Shkove përgjithmonë Shinasi Berisha!

Futboll

Shkove përgjithmonë Shinasi Berisha!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:44
Shkove përgjithmonë Shinasi Berisha!

Shinasi Berisha, ish gjyqtar ndërkombëtar i futbollit (FIFA), mbahet mend si nga gjyqtarët me qëndrime shumë të forta, referonte sfidat me të nxehta edhe në ligën e parë ish jugosllave, si sfidat mes Hajdukut e Partizanit apo Dinamos dhe Hajdukut apo finalen e Marshal Titos në vitin 1984 mes Hajdukut dhe Cërvena Zvezdës.

Gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosova, vjen nga fshati Sadovinë e Jerlive nga Komuna e Vitisë, por që ka jetuar e vepruar në Prishtinë. Ai ka lindur në vitin 1946 dhe ndërroi jetë sot, duke pikëlluar gjithë Kosovën dhe kudo shqiptarët që e njohën. Kosova mbetet pa një emër të madh, pa një legjendë, por veprat e tija kurrë nuk do të harrohen.

Njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës, që duhet veçuar periudhën e vitit 1991, në muajin gusht kur KF Prishtina u tërhoq nga garat e ish Jugosllavisë dhe me shumë klube tjera nisen garat e pavarura të Republikës së Kosovës, duke i thënë një herë e përgjithmonë jo garave me klubet serbosllave. Shinasi Berisha ka qenë drejtor i KF Prishtinës, duke dhënë shumë në mbajtjen gjallë të futbollit tonë. Shkove Shinasi Berisha, por emri juaj do të mbetet gjithmonë i shkruar në shkronja të arta, gjyqtar më të mirë nuk lind Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat