“Fair Play”, UEFA gjen sërisht me probleme “Milanin”

Futboll

“Fair Play”, UEFA gjen sërisht me probleme “Milanin”

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:55
Milan

Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka kallëzuar shoqërinë sportive  “Milan” për dhunim të normativë së “Fair Play Financiar” Sipas një komunikate zyrtare të UEFA-s, publikuar në faqen online të saj, mesditën e të mërkurës, mësohet se Federata Europiane e Futbollit ka gjetur shkelje në deklarimin financiar të skuadrës kuqezi, që është e angazhuar në kampionatin Italian të futbollit, “Seria A”.

“Dhoma e investigimeve në UEFA dhe dhoma e kontrollit financiar kanë komunikuar vendimin për të referuar dosjen e “Milanit” te Dhoma e Arbitrazhit Sportivë, pasi skuadra “AC Milan”, nuk ka respektuar programin financiar të parashikuar për rregullimin dhe barazimin e bilancit periodik të monitoruar për sezonet  2015/16, 2016/17 dhe 2017/18”, lexohet në komunikatë.

“UEFA nuk do jap komente të tjera për rastin në fjalë, pasi çështja tashmë i kalon kolegjit arbitral për të marrë vendimet përkatëse lidhur me dosjen në fjalë. Referimi nuk prek vendimin e marrë nga kolegji arbitrar në dhjetor të vitit 2018, lidhur me bilancin e monitoruar të “Milanit” për sezonet 2014/2015, 2015/2016 dhe 2016/2017″, përfundon komunikata UEFA-s. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat