Kështu e ka sot këmbën, por është gati të luajë derbin e së shtunës

Futboll

Kështu e ka sot këmbën, por është gati të luajë derbin e së shtunës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:20
Sergio Canales

Sergio Canales i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

Ylli i Real Betisit, Sergio Canales, ka postuar ditë më parë një foto në rrjetet sociale, duke treguar për lëndimin që ka pësuar në këmbën e djathtë.

Ai u dëmtua në sfidën e fundit kundër Villarrealit, pas një ndrydhjeje të kaviljes. Në fillim, kyçi i këmbës ishte shumë i nxirë, diçka që po largohet pak e nga pak me kalimin e kohës.

Këtë gjë donte ta theksonte në Instagram, me fjalët: “Tashmë ka ngjyrë më të mirë”.

Canales lë të kuptohet se ndihet mirë, se nuk do ta humbasë derbin Sevilla-Real Betis, por nuk mund të flitet me siguri deri nesër,  kur të bëjë testet mjekësore.

Vetëm pas tyre do të qartësohet, nëse mund të luajë apo jo në derbin kundër Sevilla. Një sfidë e planifikuar për të shtunën, në Nervión, nga ora 20:45.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat