Driton Latifi: Ne humbëm njeriun që i dha futbollit të Kosovës jetë

Futboll

Driton Latifi: Ne humbëm njeriun që i dha futbollit të Kosovës jetë

Nga: K. G. Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:30
I ndjeri Shinasi Berisha në mes

Analisti i mirënjohur i futbollit, Driton Latifi, tha se Kosova ka humb një emër të madh të sportit. “Kosova sot e humbi arbitrin/referin me emblematik të Kosovës të gjitha kohërave në futboll. Secili nga ne humbëm njeriun që i dha futbollit të Kosovës jetë, simpatinë dhe profesionalizmin e duhur. 
Paraqitjet e tij në futbollin botëror si refer ishin ato dromca krenarie për arritjet e njerëzve tanë në sistemin e kaluar.
Pa të futbolli i Kosovës e sidomos historia e KF Prishtina nuk do të kishte shkëlqimin që e ka pasur në ditët e arta dhe lavdinë e krenarinë e saj të viteve 90-të.

Image

Driton Latifi

Në dekadën e fundit ishim edhe kojshi, pritja e liftit ishte përherë me batutat e tij rreth futbollit, megjithatë kush nuk e ka dëgjuar një këshillë të tij rreth topkamës vërtetë ka qenë injorant i futbollit. 
Shime të qofte dheu i lehtë i Kosovës... ngushëllime familjes, farefisit, miqve dhe komunitetit të futbollit”, shkruan Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat