Kombëtarja braziliane po përgatitet për turneun e radhës në Amerikën e Jugut.
Në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve sportive Nike, Federata e Futbollit të Brazilit, ka zbuluar fanellat speciale me të cilat do të luajnë futbollistët e kësaj kombëtareje në Kupën e Amerikës.
Këto fanella janë në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Kupës së Amerikës të mbajtur në Brazil më 1919, ku ishte Seleçao ajo që kishte triumfuar.
Fanella do të jetë e bardhë, me jaka të kaltra, ashtu siç do të jenë edhe tutat.
Brazili do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës këtë verë me këto fanella.