Milan po e transferon top sulmuesin që e do edhe Man City

Futboll

Milan po e transferon top sulmuesin që e do edhe Man City

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Milan është duke e kërkuar edhe një sulmues për sezonin e ri.

Milan është duke tentuar ta transferojë sulmuesin e Gremios, Everton Soares.

Skuadra italiane ka kohë që po interesohet për sulmuesin brazilian, gjersa janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro.

Gremio i ka bërë me dije Milanit se duhet të paguajnë 50 milionë, nëse duan t’i marrin shërbimet e Everton.

Rosonerët janë duke nxituar në transferimin e sulmuesit brazilian, pasi në garë për të është edhe Manchester City.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat