Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Shinasiut

Futboll

Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Shinasiut

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:59
Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Shinasiut

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e Shinasi Berishës, ish gjyqtarin ndërkombëtar dhe një periudhë edhe drejtor i KF Prishtina. “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Shinasi Berishës, njeriut i cili dha aq shumë për futbollin e Kosovës, e sidomos për ndarjen e drejtësisë në fushën e gjelbër, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe adhuruesve të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Shinasiu ishte gjyqtari i parë nga Kosova me stemën e FIFA-s dhe që ndau drejtësinë në shumë ndeshje ndërkombëtare, derisa edhe në ish-shtetin e shpërbërë, ishte njëri nga gjyqtarët më të mirë, duke ndarë drejtësinë në shumë finale të Kupës dhe në ndeshjet derbi.
Shinasiu dha kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës para dhe pas luftës, duke qenë edhe drejtor për shumë vjet në KF Prishtina, derisa si kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve i kushtoi rëndësi të madhe ngritjes së kuadrove të reja të gjyqtarëve të futbollit. Gjithashtu, për një kohë të gjatë ishte edhe analist televiziv i referimit, ku po ashtu dha kontribut të madh në përmirësimin e shumë gjërave në ndeshjet e futbollit, e sidomos në ndarje të drejtësisë.
Shinasiu ishte punëtor i madh, mik e shok i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si të tillë do ta kujtomë gjithmonë.
Në këto momente të vështira për ju, të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shkruan Agim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat