Tifozët shfryejnë mllefin ndaj Kloppit: Me Shaqirin në lojë Liverpooli do të fitonte 5-0

Futboll

Tifozët shfryejnë mllefin ndaj Kloppit: Me Shaqirin në lojë Liverpooli do të fitonte 5-0

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:05
Xherdan Shaqiri

Liverpooli është duke kaluar në një formë të mirë, por tifozët e skuadrës së madhe angleze nuk po arrijnë ta kuptojnë se pse Jurgen Klopp nuk po e inkuadron në lojë Xherdan Shaqirin

Liverpooli e mposhti me rezultat 2-0 Porton në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa edhe në këtë takim nuk pati minutazh për Shaqirin.

Megjithatë, Klopp kishte bërë gati Shaqirin për ta futur në lojë, por vetëm në minutën e 90-të, derisa mesfushori nga Zhegra nuk pati fatin që të hynte në fushë pasi gjyqtari përfundoi takimin.

Ky veprim i Kloppit i ka irrituar fansat e Liverpoolit, të cilët në Twitter nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre.

“Pse Jurgen Klopp ia bëri këtë Shaqirit”

“Shaqiri nuk e ka merituar këtë”

“Ai duhej të inkuadrohej më herët”

“U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”

“Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”

“Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit,” janë vetëm disa nga postimet e shumta në Twitter.

Kujtojmë që Shaqa për herë të fundit u aktivizua me Liverpoolin më 24 shkurt në ndeshjen kundër Manchester Unitedit që kishte përfunduar 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat