Media zbulon një bilanc të zi të Guardiolës, zgjat prej 8 vitesh

Futboll

Media zbulon një bilanc të zi të Guardiolës, zgjat prej 8 vitesh

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:15
Pep Guardiola

Manchester City u mund 1-0 në stadiumin e ri të Tottenham për raundin e parë të çerekfinaleve të Champions League. Mjaftoi një gol i Son për të përcaktuar rezultatin, ndërsa Aguero pati shansin t’i japë tjetër rrjedhë lojës që nga minuta e 12’-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Për trajnerin Pep Guardiola kjo humbje në transfertë nuk është diçka e re për të. Më saktë, trajneri spanjoll nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në transfertë në fazën me eliminim direkt të Champions League që nga viti 2011.

Janë plot 10 sfida që Guardiola i ka luajtur me skuadra të ndryshme dhe nuk ka rritur të fitojë në ndeshjet jashtë dhe më vonë është eliminuar.

E filloi me barazimin ndaj Milanit në vitin 2012, asokohe në drejtimin e Barcelonës. Më pas me Manchester United në vitin 2014 kur ishte në krye të Bayern Munich.

Ndërkohë që më vonë e vijoi me humbje, duke u mundur nga Chelsea dhe Real Madridi, dy sezone rresht. Më pas u mund 3-1 nga Porto në vitin 2015 në çerekfinale me Bayern dhe me Benfica barazoi 2-2 sërish në çerekfinale të vitit 2016.

Shtoi këtu edhe turpërimin 3-0 nga Barcelona, sërish nën drejtimin e Bayern. Ndërkohë që sezonin e shkuar u mund nga Liverpool në përballjen me City.

Këto mbeten thjesht shifra, por Guardiola nuk ka arritur të fitojë dhe të ketë siguri në ndeshjet jashtë. Në vitin 2015 në tranfertën në Barcelona pa se si skuadra e tij shkatërrohet me tre gola në fund të ndeshjes, teksa ai e ndiqte ndeshjen nga tribuna. Apo edhe humbja ndaj Liverpool sezonin e kaluar, një ndeshje që u shkatërrua nga prezenca e Gundogan në pozicion e gabuar, që i shkaktoi konfuzion skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat