Ibrahimoviç flet para ndeshjes: Man United – Barça, do të jetë

Futboll

Ibrahimoviç flet para ndeshjes: Man United – Barça, do të jetë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:00
Zlatan Ibrahimoviç

Bomberi suedez ka reaguar nga amerika duke bërë një koment për superndeshjen ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës.

 “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, me dy ekipe të mëdha që do të luftojnë me njëri-tjetrin. Është shumë tërheqëse të shohësh këta lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat. Mbetet për t’u parë cili është ekipi më i fortë”, tha fillimisht Ibrahimoviç.

“Lionel Messi bën diferencën në çdo sfidë që luan dhe kjo nuk është më sekret.

Te Manchester United mendoj se Pogba bën diferencën në atë skuadër dhe mendoj se do të jetë një betejë mes dy lojtarëve, edhe pse futbolli është një sport kolektiv dhe takimi është mes dy skuadrave. Por këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën në fushë dhe kjo është shumë interesante”, theksoi suedezi duke përzgjedhur lojtarët që mund të ndikojnë në këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat