Agim Bytyçi apo kryetari i parë i FFK-së, ka dy fjalë për Shinasi Berishën

Futboll

Agim Bytyçi apo kryetari i parë i FFK-së, ka dy fjalë për Shinasi Berishën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:25
 Agim Bytyçi apo kryetari i parë i FFK-së, ka dy fjalë për Shinasi Berishën

Viti 1991, periudha e muajt gusht, periudhë e nxehtë jo vetëm nga vapa tropikale, por edhe nga agresioni serb që bëhej ndaj shqiptarëve. Agim Bytyçi u zgjodh kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Republikës Kosovës, ku i thanë përgjithmonë jo garave me klubet serbosllave.

Ai është shumë i mërzitur me të dëgjuar lajmin se ka ndërruar jetë Shinasi Berisha, ish gjyqtar ndërkombëtar, dhe ish drejtor i KF Prishtina në periudhën e pavarësimit të futbollit tonë.

“Me keqardhje dëgjova lajmin e hidhur për vdekjen e Shenasi Berishës, ish gjyqtari i njohur futbolli. Kontributi i Shenasiut për pavarësinë e sportit dhe futbollit të Kosovës ishte i madh. Familjes Berisha dhe gjithë sportdashësve ngushëllime për humbjen e një sportisti të madh”, komenton Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat