Gjoka kapet keq me Hafizin: Mos më trego moralin mua!

Futboll

Gjoka kapet keq me Hafizin: Mos më trego moralin mua!

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:00
Ernest Gjoka, Hafizi

Ernest Gjoka, trajneri i Kukësit, në intervistën pas ndeshjes, per "Supersport", "Gol pas Goli", u ballafaqua edhe me Astrit Hafizin, i cili e kishte quajtur rikthimin e tij te verilindorët si "pa moral", për atë që ndodhi dikur. Menjëherë, Gjoka i ka kërkuar sqarime Hafizit.

Hafizi: "Nuk ishte mirë kthimi juaj te Kukësi. Eshtë opinion i imi. Nuk kishte arsye largimi se si ndodhi, kur dolët kampion. Thashë që nuk ishte e moralshme. Opinion i imi. Kjo nuk ka rëndësi për ju".

Gjoka: "Kisha objektiv, të ecja në Europë. Nëse nuk e arrija, do të ndërpritej kontrata. Jam me shumë moral. Ju zoti Hafizi nuk ma merr mendja që të flisni kështu. Nuk mund ta shfrytëzoni. Jam i zhgënjyer nga ju. Vazhdoj të kem shumë respekt".

Hafizi: "Mos e përdor fjalën moral vend e pa vend. Nuk thashë që jeni pa moral".

Gjoka: "Kur ta përdorni ndaj meje apo kolegut tonë, përdoreni aty ku duhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat