Bërryli ndaj Harry Kane, Fernandinho i shpëton dënimit nga UEFA

Futboll

Bërryli ndaj Harry Kane, Fernandinho i shpëton dënimit nga UEFA

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:49
Harry Kane, Fernandinho

Mesfushori i Manchester City-t Fernandinho nuk do të dënohet nga UEFA pas bërrylit mbrapa koke ndaj Harry Kane. 

Braziliani i Qytetarëve ka goditur me dashje sulmuesin e përfaqësueses angleze, por u fal nga arbitri holandez Kuiper. 

UEFA ka të drejtën të dënojë në retrospektivë lojtarin nëse arbitri i ndeshjes nuk e sheh incidentin, por nuk do të ndodhë kështu.

Kjo sepse arbitri ka shkruar në raportin e tij se e ka parë incidentin dhe nuk ka menduar se Fernandinho meritonte karton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat