Smalling nuk ndalet me deklarata të mëdha, shikoni se çfarë thotë pas humbjes nga Barcelona

Futboll

Smalling nuk ndalet me deklarata të mëdha, shikoni se çfarë thotë pas humbjes nga Barcelona

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:58
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling thotë se skuadra e tij nuk e ka lënë Barçën të zhvillojë ndeshje të mirë në ‘Old Trafford’.Sipas tij, skuadra e Manchester United ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, përkundër faktit që kanë humbur me rezultatin 0-1.

“Ne i kemi bërë presion Barcelonës, është një turp që nuk mund ta arrijmë golin, mendoj se krijuam disa shanse të mira”, tha fillimisht Chris Smalling.

“Ne kishim një ndeshje fantastike në pjesën e parë ku ne shkuam pas tyre dhe pastaj ne dukeshin nervoz.”“E gjithë skuadra, nuk i kemi lënë të marrin frymë, mendoj se ka pasur vetëm dy goditje të tyre. Ishte një betejë e mirë, kartoni im i verdhë në rastin e Luis Suarez – nuk ekzistoi, ishte goditja ime më e lehtë që kam bërë në ndeshje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat