Atletico në telashe, ylli i madh po mendon largimin

Futboll

Atletico në telashe, ylli i madh po mendon largimin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:39
Saul Niguez

Atletico Madrid po rrezikon të humbas një nga lojtarët më të mirë që ka në skuadër.

Mesfushori Saul Niguez po konsideron largimin nga Atletico Madrid.

24 vjeçari mund të përshëndetet me skuadrën nga Madridi në verën e vitit 2019, me Manchester Cityn, Barcelonën dhe Manchester Unitedin të interesuar për shërbimet e tij.

‘Mirror’ shkruan se Atletico Madrid i ka vendosur lojtarit një klauzolë prej 130 milionë funtesh, dhe se reprezentuesi i Spanjës është objektivi kryesor i Pep Guardiola te Manchester City këtë verë.

Niguez është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2012, dhe në 153 paraqitje ka shënuar 18 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat