Këto janë dy skuadrat ku mund të transferohet Bale

Futboll

Këto janë dy skuadrat ku mund të transferohet Bale

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:56
Bale

Real Madrid do të lejojë largimin e Gareth Bale në fund të sezonit.

Anësori uellsian, Gareth Bale, në sezonin e ri mund të mos jetë pjesë e Real Madridit.

Skuadra mbretërore është e gatshme të heq dorë nga 29 vjeçari, për të cilin në vitin 2013 pagoi 100 milionë euro.

Media spanjolle ‘AS’ bën të ditur se Real Madrid do të lejojë largimin e Bale, nëse pranon ndonjë ofertë të mirë.

Dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Bale janë Manchester United dhe Bayern Munich.

Kujtojmë se Bale në 151 paraqitje për Real Madridin ka shënuar 78 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat