Një ndeshje me dy fytyra

Futboll

Një ndeshje me dy fytyra

Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:16
Një ndeshje me dy fytyra

Një ndeshje me dy fytyra e Joao Cancelo. Mbrojtësi i Juventusit është ndoshta emblema e asaj minute, që solli golin e barazimit nga Ajax, por edhe asistues në momentin e epërsisë së të tijve. Vendimtar, në terma pozitivë, në fund të pjesës së parë, kur krosoi për Ronaldon, negativ në nisjen e pjesës së dytë, në golin e Neres.

Në fakt, Cancelo shërbeu shokun e tij, Cristiano Ronaldo, me një top nga e djathta, i cili i kaloi bardhezinjtë në avantazh, por hyri në fushë, mbas pushimit mes dy pjesëve, i pakujdesshëm. Ai u tregua shumë i butë në goditjen vendimtare të Neres drejt portës së Szczesny. 

Në fund të ndeshjes, si mysafir i “Sky”, Fabio Capello foli për Cancelo: "Ai përshkoi 40 metra me shpejtësi, ngriti kokën dhe shërbeu një top fantastik për Ronaldon. Zakonisht, Cancelo e ka një problem te krosimet. Në ndeshjet e tjera që e kam parë me Juventusin, jo gjithmonë ka qenë kaq i saktë”. 

Në kampionatin aktual, Cancelo nuk ka qenë gjithmonë i saktë në krosimet nga e djathta Statistikisht, 20 prej tyre ishin efektivë për Juventusin, ndërsa 59 të tjerë të gabuar. Një përqindje mjaft e ulët prej 22%. Praktikisht, të njëjtën përqindje ka edhe në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se në garën madhore europiane, Cancelo ka qenë vendimtar në kohën e duhur, duke asistuar Cristiano Ronaldon. 

Së pari e bëri në përmbysjen 3-0 kundër Atletico Madridit, po kështu në çerekfinalen e mbrëmshme kundër Ajax. Me asistin për CR7 në Ajax-Juventus 1-1, mbrojtësi portugez u ngjit në kuotën e gjashtë të tillëve në këtë sezon. Katër prej tyre në Serie A, pjesa tjetër në Ligën e Kampionëve. 

Duke tejkaluar shifrat totale të sezonit të kaluar me fanellën e Interit, Cancelo dëshiron ta përmirësojë më tej “rekordin” e tij te bardhezinjtë. Shpresa e tifozëve të Juventusit është që ai të jetë më i vëmendshëm në mbrojtje, në mënyrë që të shmangë “hapjen e derës” si ndaj Neres, mbrëmë, në rastin e golit të barazimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat