Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë zhvilluar sot një takim me përzgjedhësit e ekipeve kombëtare të grupmoshave. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth planprogramit, formës organizative dhe kampeve.
Me këtë rast Ademi ritheksoi nevojën e organizimit sa më të mirë dhe kërkoi profesionalizëm, por edhe rezultate në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave.