Costa rrezikon një pezullim të gjatë!

Futboll

Costa rrezikon një pezullim të gjatë!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:38
Costa rrezikon një pezullim të gjatë!

Kartoni i kuq që mori në ndeshjen ndaj Barcelonës mund t’i kushtojë rëndë sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Costa i cili rrezikon të mbyllë përpara kohe këtë sezon.

Diego Costa është bërë objekt i Komisionit të Dispilinës dhe rrezikon të pezullohet nga 4 deri në 8 ndeshje për sjelljen e tij në momentin që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Barcës. 

4 ndeshje pezullim Diego Costa i rrezikon për ofendimet ndaj arbitrit dhe 4 të tjera për faktin se e preku gjyqtarin me duar gjatë momentit që po protestonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat